Ramir Haderi u sulmua me levë në Shkodër, policia sekuestron kamerat dhe vijon kërkimet për autorin

Data

Policia e Shkodrës po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që sulmoi me sende të forta drejtorin e AKU në Shkodër, Ramir Haderi.

Ngjarja ndodhi një natë më parë, ndërsa sipas burimeve hetimore, Haderi ka marrë plagë në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime në organet jetësore.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, Haderi ka deklaruar se nuk ka mundur ta identifikojë personin që e ka goditur me levë dhe ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi sulmi, me shpresën për të identifikuar autorin. Megjithatë, deri tani pamjet e administruara nuk kanë bërë të mundur zbardhjen e identitetit të agresorit.

Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related