Islanda drejt referendumit për anëtarësimin në BE

Data

Islanda do të zhvillojë një referendum për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, ka konfirmuar kryeministrja Kristrún Frostadóttir gjatë një konference për shtyp në Varshavë.

Sipas saj, ende nuk është caktuar një datë e saktë, por qeveria synon të përshpejtojë procesin për shkak të zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe sfidave të sigurisë. Referendumi pritet të përcaktojë nëse vendi do të rifillojë zyrtarisht negociatat me BE-në.

Islanda aplikoi për anëtarësim në vitin 2009, por negociatat u ngrinë në vitin 2013 dhe më pas vendi kërkoi të mos konsiderohej më kandidat. Megjithatë, rrethanat ndërkombëtare dhe debatet e brendshme kanë rikthyer çështjen në axhendën politike.

Si anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane dhe pjesë e zonës Shengen, Islanda tashmë zbaton një pjesë të konsiderueshme të legjislacionit evropian, çka mund ta lehtësojë procesin e integrimit. Një nga çështjet më delikate mbetet sektori i peshkimit, i cili ka qenë burim tensioni në të kaluarën.

Qeveria islandeze thekson se çdo hap drejt BE-së do të bëhet duke ruajtur interesat kombëtare, identitetin dhe modelin ekonomik të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related