Një tren Eurostar u godit nga një “problem teknik” në tunelin e Kanalit, duke shkaktuar një vonesë prej gjashtë orësh për pasagjerët që udhëtonin nga Londra në Paris.
Pasagjerët në një tren “Eurostar” i nisur nga Londra e që për destinacion final kishte Parisin, kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në tunelin e Kanalit Anaglez pasi treni pësoi defekt.
“Çfarë rrëmuje. Ne mbetëm të bllokuar për orë e orë të tëra në një tunel. Nuk kishim asnjë ide se kur do të dilnim. Tani u transferuam në një tren tjetër dhe fjalë për fjalë humbëm gjithë ditën tonë në Paris. Bëni më mirë Eurostar. Komunikoni me klientët tuaj që ju paguajnë”, shkroi pasagjerja Lisa Levine në platformën ‘X’.
Treni i nisur në orën 06:01 të mëngjesit duhej të mbërrinte në Paris Gare du Nord në orën 9:20 të mëngjesit me kohën lokale, por udhëtarëve iu tha se do të arrinin në Paris me një vonesë prej rreth gjashtë orësh, shkruan A2.
Gaby Koppel, një producente televizive, tha për The Independent: “Ne u ndalëm në tunel pas rreth një ore udhëtim, pra afërsisht në orën 7 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar”.
