Sali Berisha sulmon Niko Peleshi dhe qeverinë për raportin IBAR: “Kryetari më qesharak i parlamentit në Europë”

Data

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër qeverinë dhe drejtuesit e mazhorancës gjatë një deklarate për mediat, duke komentuar raportin e fundit të procesit IBAR dhe çështjet që lidhen me reformën në drejtësi, parlamentin dhe autonominë vendore.

Berisha e cilësoi Niko Peleshi si “kryetarin më qesharak të parlamentit në Europë”, duke e akuzuar se ka drejtuar një Kuvend që, sipas tij, miraton ligje pa debat dhe pa konsultim publik.

“Përafrimi me acquis kërkon proces të plotë dhe kohë të mjaftueshme për konsultime substanciale. Pra, Niko Peleshi del kryetari më qesharak i parlamentit në Evropë. Kryetari kukull i një parlamenti që votonte ligjet pa debat, pa kontroll dhe pa asgjë”, deklaroi Berisha.

Ai tha se raporti i majit i BE-së ka forcuar kritikat ndaj mënyrës së funksionimit të institucioneve shqiptare dhe ka hequr, sipas tij, “narrativën e progresit” që ishte përdorur më parë nga qeveria.

Në fokus të deklaratës së tij ishte edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilën Berisha e quajti “Lubi Balluku” dhe “monstër e korrupsionit”, duke pretenduar se sulmet e qeverisë ndaj SPAK janë shtuar pas hetimeve ndaj saj dhe zyrtarëve të tjerë.

Sipas tij, raporti i fundit europian përmend për herë të parë në mënyrë eksplicite shqetësimet për presionet politike ndaj SPAK-ut dhe gjykatave.

Berisha komentoi edhe procesin e vetingut, duke deklaruar se standardet po cenohen dhe duke sulmuar drejtues të sistemit të drejtësisë, mes tyre edhe Altin Troplinin.

Ai pretendoi se raporti europian kërkon ruajtjen e standardeve të qëndrueshme në procesin e vetingut, duke e interpretuar këtë si kritikë direkte ndaj mënyrës së zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Në deklaratën e tij, Berisha foli gjithashtu për reformën territoriale dhe autonominë vendore, duke akuzuar Edi Rama për centralizim të pushtetit dhe cenim të kompetencave të pushtetit lokal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related