Putin sinjalizon fundin e luftës në Ukrainë: Dua Schroeder negociator, takim me Zelenskyn vetëm pas marrëveshjes finale

Data

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të jetë pranë fundit, duke sinjalizuar gatishmëri për dialog, por duke vendosur kushte të qarta për një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Duke folur para gazetarëve në Kremlin, Putin komentoi propozimin e presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, për rifillimin e dialogut mes Rusisë dhe Bashkimit Europian, teksa u shpreh se “konfliktit po i vjen fundi”.

Sipas liderit rus, Moska nuk ka refuzuar asnjëherë negociatat me Europën dhe shpreson në rivendosjen e marrëdhënieve me vendet europiane.

“Ne dhe Europa gjithmonë i kemi ndërtuar marrëdhëniet tona mbi respektin reciprok. Shpresoj që të kuptohet se prishja e këtyre marrëdhënieve ishte një gabim”, deklaroi Putin.

Ai shtoi se do të preferonte ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder si negociator për bisedimet me Perëndimin, ndërsa tha se në të kundërt Bashkimi Europian mund të zgjedhë një përfaqësues tjetër “të besueshëm”.

Lidhur me mundësinë e një takimi me Zelenskyn, Putin tha se një përballje direkte mund të ndodhë vetëm pasi të arrihet një marrëveshje përfundimtare paqeje.

“Nëse pala ukrainase është gati për një takim personal, atëherë ai duhet të jetë pika përfundimtare e procesit dhe jo pjesë e negociatave”, u shpreh presidenti rus.

Putin konfirmoi gjithashtu se kryeministri sllovak Robert Fico i kishte përcjellë një mesazh nga Zelensky, por sipas tij mesazhi “nuk përmbante asgjë të re”.

Deklaratat e Kremlinit vijnë në një moment kur përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim dhe negociata janë shtuar, ndërsa lufta mes Russia dhe Ukraine vijon prej më shumë se katër vitesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related