Rama pas vrasjes së efektivit në Maliq: Ndëshkim maksimal për autorin, nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar.

Përmes një reagimi publik, Rama bëri të ditur se efektivi i rënë në krye të detyrës do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa kërkoi ndëshkim maksimal për autorin e ngjarjes.

Sipas kreut të qeverisë, efektivët e policisë po zhvillonin një operacion për arrestimin e një personi që prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë dhe kishte arritur disa herë t’u shpëtonte forcave të rendit.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një tjetër. Pas shkëmbimit të zjarrit, autori mbeti i plagosur dhe u arrestua”, u shpreh Rama.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e efektivit të vrarë, uroi shërim të shpejtë për policin e plagosur dhe vlerësoi punën e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit.

“Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, theksoi kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related