“Dosjet e tij flasin vetë”,reagon Kalaja: Veliaj s’mund të shpëtonte, korrupsioni i tij është i dokumentuar prej vitesh

Data

E ftuar në një emision televiziv ka qenë avokatja Adriana Kalaja. Ajo në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi ka komentuar zhvillimet e fundit pas arrestimit nga GJKKO të Erjon Veliajt.

Adrian Kalaj: Unë mendoj se nuk është prerje në besë nga “kolegët” se për fatin tim të mirë edhe të keqin për Erion Veliajn e kam thënë me kohë që është mbyllur çështja e Erion Veliajt, e kam deklaruar edhe në protestën e vijueshme në 44 protestat në fakt që janë bërë, protesta me unike ne fakt që janë bërë në Tiranë kundra Veliajt se çeshtja e tij është e mbyllur dhe ai do paguaj për të gjithë krimet dhe korrupsionin që ka bërë në Tiranë. Duke filluar nga Teatri Kombëtar. Është kallëzimi i parë që është bërë kundra Erion Veliajt me 31 dhjetor të 2019 dhe për turpin e “kolegëve” të Erion Veliajt prej 5 vitesh kjo çeshtje ka mbetur në vedn, ka zënë pluhur në sirtar. Ato çfarë ka bërë Erion Veliaj me Tiranën me qytetarët e saj nuk do ta ndihmonin dot as “koleget” as Dumani sepse dosjet janë aty dhe e drejta me gjithë padrejtësitë që po ndodhin sidomos nga organi i SPAK një ditë do të plasi dhe ne i kemi qëndruar me një presion pozitiv sepse ne, opozita nuk ka asnjë lloj presioni për të bërë në rrafshin tjetër. Por presioni ynë ka qenë i vijueshëm ka qene me fakte dhe me prova dhe kemi kërkuar vetëm të bëhet drejtësi për Tiranën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related