Dosja ‘Balluku’/ Igli Tare paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Data

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK-ut në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e njohur si “Balluku”.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kishte thirrur për të dëshmuar edhe vëllain e tij, Agron Tare. Sipas burimeve, hetuesit kanë kërkuar gjithashtu edhe dëshminë e Igli Tares për çështjen që po hetohet.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi përmbajtjen e dëshmisë apo rolin e mundshëm të personave të thirrur në këtë procedim.

SPAK vijon hetimet për dosjen në fjalë, ndërsa pritet që në vijim të merren në pyetje edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e çështjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related