Rama: Nuk ka ende projekt përfundimtar për Zvërnecin, vendimet do të bazohen në ekspertizë

Data

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, ka komentuar rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si edhe debatet që kanë shoqëruar projektin turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Duke folur për samitin e NATO-s, Rama u shpreh se takimi konfirmoi angazhimin e vendeve evropiane të Aleancës për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse.

“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve,” deklaroi ai.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit në Turqi, duke e cilësuar mikpritjen dhe profesionalizmin e autoriteteve turke si shembullor.

Në lidhje me marrëdhëniet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, Rama tha se Shqipëria dhe Turqia kanë një partneritet strategjik.

“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë i afërt dhe ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një nivel strategjik,” u shpreh kryeministri.

Sa i përket diskutimeve mbi projektin turistik në Zvërnec, Rama theksoi se aktualisht nuk ekziston ende një projekt përfundimtar.

Sipas tij, debatet dhe shqetësimet për ndikimin në mjedis janë legjitime, por vendimmarrja do të mbështetet në analiza profesionale dhe vlerësime të ekspertëve, jo në polemika politike.

Kryeministri nuk dha detaje të tjera mbi afatet apo ecurinë e projektit, duke ritheksuar se çdo vendim do të merret vetëm pas përfundimit të procesit të vlerësimit mjedisor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related