Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se “po përpiqemi në mënyrë të vazhdueshme që të rritim filtrat dhe kontrollin ndaj atyre që fëmijët dhe të rinjtë shohin dhe të kenë mundësi që të jenë të kontrolluara në bazë të grupmoshave të tyre”.
Në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me masat që po merren për sigurinë e fëmijëve referuar edhe mbylljes së TikTok, Muzhaqi tha se “programe të tilla si ky që prezantova sot i ekipeve sportive, por edhe programet jashtë orarit mësimor si “Art dhe zeje” që ne zhvillojmë në shkolla kanë pikërisht këtë qëllim që ne të mundësojmë që fëmijët dhe të rinjtë kohën pas mësimit mund ta shpenzojnë në një mënyrë produktive”.
