“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

Data

Në 4 Korrik të vitit 2024, saktësisht një vit më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall tenderin me objekt “Blerje aparat testues alkoli, Loti I”, me fond limit 11.079.200 lekë të reja.

Në vijim të procedurës, institucioni kualifikon dy operatorët ekonomikë që merrnin pjesë në atë tender, njëri prej të cilëve “Lel-Medical”, me ofertë 8.3 milionë lekë dhe tjetri me ofertë 9.2 milionë lekë.

Pas këtij vendimi, operatori tjetër pjesëmarrës në tender kundërshtoi kualifikimin e “Lel-Medical”, me pretendimin se nuk përmbushte kriteret e përcaktuara paraprakisht në tender. Komisioni përkatës pranë autoritetit kontraktor e refuzoi fillimisht ankimin dhe rasti përfundoi pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Në informacionin që iu përcoll KPP-së thuhej, ndër të tjera, se “Led-Medical” ka paraqitur një çertifikatë profesionale, të cilën nuk e posedon zyrtarisht. Ky informacion, i cili referonte dyshime për falsifikim dokumentesh, kërkoi kryerjen e ekspertizave të posaçme.

Për këtë arsye, KPP nisi verifikimet fillestare, duke kërkuar fillimisht informacion pranë Drejtorisë së Akreditimit dhe në institucione të tjera. Kjo e fundit kthen përgjigje, duke deklaruar se çertifikata e përdorur në tender është e skaduar. Por, në dokumentat për tenderin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, çertifikata e paraqitur nga ‘Lel-Medical” rezultonte e vlefshme.

Ky detaj forcoi më shumë dyshimet se dokumenti i dorëzuar nga ‘Lel-Medical” ishte i falsifikuar. Rasti u përcoll për hetime të mëtejshme në Prokurori.

“Nuk e dija që ishte problem”

Pas nisjes së hetimeve, prokuroria ka marrë në pyetje personin e dyshuar për falsifikimin, Sami Podgoricën.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se “atij dokumenti kishte pak kohë që i kishte kaluar vlefshmëria (sipas datës së vlefshmërisë) dhe, për të siguruar dokumentin autentik me një afat tjetër ishte i pamundur të sigurohej nga unë, në një kohë të shpejtë, dhe kështu pa u menduar gjatë, unë mendova që të krijoja një dokument te ri, me një afat vlefshmërie të mevonshme, duke menduar se nuk krijoja ndonjë pasojë, ku më vonë.

Podgorica deklaroi gjithashtu se, “pasi të kisha fituar këtë tender, do të bëja kërkesën tek autoritetet lëshuese për zgjatjen e vlefshmërisë, sipas kërkesës që më ishte bërë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related