Në Kakavijë, radha e mjeteve në hyrje për në Shqipëri është rreth 1 km, ndërsa autoritetet njoftojnë se të paktën 8000 qytetarë shqiptarë kanë hyrë vetëm në 24 orë. Kjo ka shkaktuar një dyndje të madhe dhe radhë të gjata.
Koha e pritjes është aktualisht rreth 2 orë, ndërkohë që pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 sportele në dalje.
Situata të ngjashme shpesh krijohen në vigjilje të festave të fundvitit, ndërsa fluksi i lartë i qytetarëve pritet të vazhdojë në hyrje për në Shqipëri deri në fund të dhjetorit
