“Qeveria është një sekt që vjedh në mënyrë barbare”, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Bashkimi është kundër korrupsionit dhe padrejtësisë

Data

Tedi Blushi u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të opozitës, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar kundër korrupsionit, padrejtësisë dhe, sipas tij, “regjimit” të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë televizive, Blushi deklaroi se protesta nuk është vetëm politike, por një reagim për mbrojtjen e familjes, dinjitetit dhe të ardhmes së vendit.

“Kjo nuk është një betejë thjesht politike. Jemi përballë një regjimi armiqësor ndaj vlerave të familjes, ndaj shoqërisë dhe ndaj kombit”, u shpreh ai.

Sipas Blushit, qytetarët duhet të reagojnë përballë asaj që ai e cilësoi si korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

“Opozita e ka marrë përsipër një mision kombëtar, për të çliruar vendin nga një sekt anti-familje, anti-komb, një sekt i cili vjedh në mënyrë barbare dhe kriminale taksat e shqiptarëve”, deklaroi ai.

Ai përmendi gjithashtu çështje që lidhen me sigurinë publike, infrastrukturën dhe drejtësinë, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe standardesh.

Gjatë deklaratës së tij, Blushi komentoi edhe zhvillimet e fundit politike dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke përmendur emra si Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj.

Në fund, ai theksoi se protesta synon “rikthimin e lirisë, dinjitetit dhe sovranitetit të qytetarëve”, duke shtuar se opozita do të vijojë mobilizimin kundër qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related