Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

Ish-kryeministri po hetohet për veprën penale të korrupsionit, në kuadër të dosjes që lidhet me privatizimin dhe zhvillimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në të njëjtën çështje penale janë të pandehur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për përfshirje në skema korrupsioni dhe pastrimi parash.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza edhe ndaj Xhimi Begejas, ortak i Malltezit, si dhe Andia Pustinës, financiere në kompaninë “Homeplan”, për veprime të dyshuara në kuadër të pastrimit të parave.

Çështja vijon të jetë në fazën e hetimit, ndërsa Berisha është i detyruar të paraqitet periodikisht pranë SPAK, sipas vendimit të gjykatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related