Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi i grupit “Ilirët”, raportohet se është gjetur pa shenja jete.
Shemsi Krasniqi ishte një nga zërat më të njohur të muzikës shqiptare dhe figura që i dha shpirt këngës legjendare “Xhamadani vija vija”, e cila u shndërrua ndër vite në një simbol kombëtar dhe identitar për shqiptarët.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, ndërsa deri më tani nuk janë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e ngjarjes apo shkakun e ndarjes nga jeta.
Shemi dhe grupi “Ilirët” lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e këngës tradicionale dhe frymës kombëtare.
