Protestuesit e “Shqipëria Bëhet” zhvendosen pranë Kryesisë së Kuvendit pas ndërhyrjes së Policisë para Kryeministrisë

Data

Mbështetësit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë pas ndërhyrjes së forcave të Policisë, duke u zhvendosur disa metra më tej, në zonën pranë Kryesisë së Kuvendit.

Protestuesit kishin qëndruar për rreth një javë në sheshin përballë Kryeministrisë, ku zhvillonin tubime të vazhdueshme me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e qeverisë pas akuzave të bëra publike lidhur me procedurat e tenderimit për Tunelin e Llogarasë.

Pas krijimit të një gardhi sigurie nga Policia, rreth një orë para nisjes së tubimit të paralajmëruar nga Partia Demokratike, protestuesit u detyruan të largohen nga zona. Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij u spostuan në anën tjetër të bulevardit, pranë godinës së Kryesisë së Kuvendit, ku janë grumbulluar në formë rrethi.

Për shkak të temperaturave të ulëta, protestuesit kanë ndezur furnela të vogla për ngrohje dhe kanë përdorur batanije, duke deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre në hapësirat publike. Gjatë ndërhyrjes së Policisë janë regjistruar edhe momente tensioni verbal, ndërsa nga organizatorët u pretendua se një protestues ka pësuar lëndime të lehta.

Lapaj ka reaguar me ironi ndaj ndërhyrjes së Policisë, duke theksuar se protestuesit po zhvillonin një qëndrim paqësor dhe se zhvendosja e tyre përbën, sipas tij, kufizim të së drejtës për protestë.

Situata mbetet e qetë në zonë, ndërsa forcat e rendit vijojnë të monitorojnë zhvillimet dhe lëvizjet e protestuesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related