Alfred Cako plas “bombën”: ‘Mbretërve’ të vjetër të politikës po ju ‘pritet’ koka, ja kush është politikani i radhës…

Data

Konspiracionisti dhe teoricienin e njohur, Alfred Cako ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka zbardhur prapaskenat e forta dhe ka bërë disa deklarata të forta. Gjatë një interviste për gazetën , zoti Cako sqaron se pse “mbretërve” të vjetër të politikës po ju “pritet” koka, teksa zbulon se kush është politikani i radhës që do të përfundojë në gijotinën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Po ashtu, teoricieni i njohur, Alfred Cako tregon gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se si u kërcënua ish-kryeministri Fatos Nano në vitin 2005 kur u ndërruan pushtetet në një takim të shkurtër me ish-drejtorin e CIA. Nga ana tjetër, konspiracionisti Cako thotë se SHBA dhe NATO janë një hap larg përplasjes me Rusinë, ndërkohë që zbulon skenarin që president i Amerikës mund të mbetet Biden dhe Trump të dalë jashtë loje.

-Zoti Cako, ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg. Si e shihni situatën e tij politike dhe të ardhmen e tij në këtë kontekst?

Të ardhmen mund ta parashohin vetëm demonët dhe magjistarët që dinë të komunikojnë me ta. Ne mund të bëjmë hamendësime. Por e ardhmja e Metës nuk duket e mirë. Në rast të një zgjerimi të Luftës së 3 Botërore gjatë fundvitit dhe viteve në vazhdim, situata dhe rendi politik e shoqëror në Shqipëri mendoj që nuk do të thyhen. Por edhe nëse rendi politik do të bjerë si më ’97, fati i z.Meta është i errët se për të do interesohen ta neutralizojnë ata që e futën në burg.

Ne jemi, në miniaturë, ngjashëm me ngjarjet e Revolucionit Borgjez francez kur dolën disa të rinj që ngritën gijotinat në shumë qytete që prisnin pa pushim koka nga aristokratët dhe senjorët e vjetër që kishin qenë aristokracia e vendit, deri sa në fund ju erdhi ora njëri pas tjetrit zhirondinëve dhe jakobinëve duke kulmuar me ekzekutimin e Robespierit. Ata që merrnin vendimet ishin mbrapa gjykatës, të padukshëm.

Dantoni, Marati dhe Robespieri ishin ca marioneta. Tash shigjeta ka dalë nga harku. “Mbretërve” të vjetër të politikës po ju “pritet” koka. Pastaj do ti vijë radha Robespierit tonë i cili ka çuar ca të vetët në gijotinën e SPAK, në vend të Dantonit e Maratit. Jemi në fazën kur Iluminati sapo ka marrë fuqinë e kontrollit mbi gjithë shoqërinë. Turmat duan kohë heroike dhe globalistët ja u kanë sjellë heroin e gjatë, birin e këtij revolucioni të cilin vetë ky i fundit do ta gllabërojë të fundit.

-Gjatë mbrojtjes që ka bërë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Ilir Meta ka deklaruar se kishte besim se Monika Kryemadhi do të vepronte sipas ligjit dhe se nuk mban përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës së tij. Si e interpretoni këtë deklaratë? Mos ndoshta Ilir Meta po i bën “kurban” të gjithë në SPAK për të shpëtuar veten…

Duhet të ketë marrëveshje mes çiftit për këtë skenar me besimin se nëse Ilir Meta është i lirë në krye të LSI dhe institucioneve qeverisëse mund ta ndikojë drejtësinë e re. Përndryshe ky do të ishte një nga rastet e rralla të ekstremit të paburrërisë ku burri kërkon të jetë i lirë e gruaja në telashe me drejtësinë e re për mëkate publike që i kanë bërë së bashku. Por arsyeja pse po goditet Meta nuk është parimore, por pragmatiste. Po spastrojnë ferrat për të kontrolluar gjithë spektrin politik.

-Nëse do të flisni për administratën Trump, a besoni se ajo mund të ndikojë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri?

Situata është e mjegullt dhe ka 2-3 skenarë të mundshëm. Historia e dhjetorit 2024 do të jetë ndoshta muaji më i rëndësishëm në historinë botërore. Nëse Trump do të vijë në pushtet (pasi mund të mos vijë sepse mund të hapet Lufta e 3 Botërore me Rusinë dhe organet si Kongresi dhe Gjykata Kushtetuese në USA mund të marrin vendimin që të mos ndërrohet administrata kur fillon një Luftë dhe kjo mund të sjellë dhe trazira të brendshme ku mund të goditen e burgosen nga FEMA mbi 80 mijë republikanë patriotë “ekstremistë” në mbi 80 kampe përqendrimi të ndërtuara deri sa të mbarojë lufta), Deep State dhe kompleksi ushtarak e shërbimet inteligjente nuk do ta lejojnë të ketë pushtet të mjaftueshëm dhe të shpejtë; por nëse ai vjen normalisht në janar, besoj që do të ndikojë sa të mundet për ndërrimin e kuajve të pushtetit në Shqipëri, siç ndodhi me Fatos Nanon me 2005 që u kërcënua në një takim të shkurtër para zgjedhjeve nga ish drejtori i CIA Porter Gross.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related