Protesta e PD/ Policia: 4 të arrestuar, procedohet deputeti Klevis Balliu

Data

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e katër shtetasve pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike më 28 shkurt, ndërsa është proceduar penalisht edhe deputeti Klevis Balliu.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga janë vënë shtetasit L. M., 20 vjeç; R. D., 33 vjeç; D. R., 21 vjeç dhe S. R., 36 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Policia bën me dije se gjatë protestës janë hedhur lëndë piroteknike dhe molotovë në drejtim të efektivëve dhe të Vilës 31, ku ndodheshin persona brenda, përfshirë shtetas të huaj. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në godinë dhe janë dëmtuar 32 kosha mbeturinash të vendosur nga Bashkia Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar molotovë dhe lëndë piroteknike, të cilat janë dërguar për ekspertim kriminalistik.

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë një i mitur 16 vjeç, pasi iu gjet me vete municion i dyshuar për armë sportive.

Materialet janë referuar edhe në Prokurorinë e Posaçme për deputetin K. B., për veprat penale që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, si dhe për shkelje të ligjit “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë”.

Policia njofton se janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related