Ambasadori i BE takon Dumanin: Mbështesim punën e SPAK në hetimin dhe ngritjen e akuzave për zyrtarët e korruptuar

Data

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka takuar ditën e djeshme kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ku ka mbështetur dhe inkurajuar punën e deritanishme të bërë nga SPAK. “Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është bërë një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, thuhet në një postim në Twitter të publikuar dje nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related