Rama: Rritje 2.5% e pagave për mësuesit, përfitojnë 36,390 punonjës të arsimit

Data

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në podcast-in “Flasim” rritjen me 2.5% të pagës bruto për mësuesit, duke theksuar se për disa kategori do të ketë edhe një shtesë fikse prej 3 mijë lekësh.

Sipas tij, për kategoritë me pagë nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, përveç rritjes 2.5% aplikohet edhe shtesa prej 3 mijë lekësh, çka e çon rritjen totale nga 4% deri në 5.17%.

Rama bëri të ditur se kjo masë prek 36,390 punonjës të sistemit arsimor, konkretisht:

  • 30,000 në arsimin parauniversitar
  • 1,500 në arsimin profesional
  • 4,890 në arsimin parashkollor dhe në konvikte

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë vendim si një mesazh për rritjen e ekonomisë dhe fuqizimin e kapaciteteve rishpërndarëse të shtetit.

“Jemi në një kohë kur nuk pritet më me vite për një rritje simbolike page, por në një kohë kur rritim ekonominë dhe mundësitë”, u shpreh Rama, duke shtuar se mbështetja për mësuesit, edukatorët, psikologët dhe punonjësit socialë do të vijojë sa herë që të krijohen hapësira të reja financiare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related