Protesta e 35-të në Tiranë/ Organizatorët thirrje për pjesëmarrje masive, pritet të bashkohet edhe diaspora

Data

Sot, në orën 19:00, në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 35-të e organizuar kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, protesta e kësaj të shtune synon të ketë karakter mbarëkombëtar, ndërsa pritet pjesëmarrja e shqiptarëve të ardhur nga diaspora. Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke ftuar qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare t’i bashkohen tubimit.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të paraqiten kërkesat e protestuesve.

Kërkesa kryesore e organizatorëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

Ndërkohë, lidhur me hyrjet në territor, Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do të kryhen kontrolle në pikat kufitare, në kuadër të procedurave të saj. Organizatorët e protestës e kanë interpretuar këtë masë si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e diasporës në tubimin e sotëm.

Në thirrjen e tyre për mobilizim, organizatorët kanë përdorur sloganin: “Ju erdhi fundi.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related