Xhelal Mziu zbulon se demokratët e Maqelllarës kanë bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dy makina që dyshoheshin që po shpërndanin para në këmbim të votave.
Bëhet e ditur se në makinën e Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F e cila është përfituese e fondeve publike, u gjetën:
- 3.500 litra tollona karburanti.
- 4.500 dollarë american
- 1.000 sterlina Angleze
Mziu thekson se Fiqiri Pali është përfituesi i tenderit të rindërtimit të sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi për tenderin mbi 2 milionë euro, me Bashkinë Dibër, që po investohet tani. Po ashtu ai është përfitues i tenderit të rikonstruksionit të sheshit “ Ahmet Zogu”, në Mat, që po investohet tani.
Siç duket, biznesmeni tashmë është kthyer në një aventurier blerje votash në këmbim të tollonave të naftës dhe dollarëve e sterlinave.
