“Urim me nëntekst?” – Rama përgëzon Kurtin për fitoren: Mandati u ktheftë në sukses për Kosovën

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke e uruar për mandatin e ri dhe duke shprehur dëshirën që ky mandat të shndërrohet në sukses për vendin fqinj.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin dhe për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona,” shkruan Rama.

Urimi vjen në një moment kur Kurti siguron një fitore të fortë elektorale, duke hapur rrugën për qeverisje të re në Prishtinë, ndërsa vëmendja mbetet tek marrëdhëniet Tiranë–Prishtinë dhe sfidat që priten në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related