Proda falënderon efektivët që neutralizuan grabitësin e “Fibank”: Shembull profesionalizmi dhe guximi

Data

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, falënderuan dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2, të cilët arrestuan autorin e grabitjes së një filiali banke në kryeqytet.

Gjatë takimit me efektivët, Proda vlerësoi reagimin në kohë rekord, guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko, të cilët neutralizuan personin e armatosur dhe sekuestruan armën e zjarrit si dhe shumën e parave të grabitura.

“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës. Këto janë veprime që nderojnë uniformën dhe forcojnë besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit”, u shpreh Proda.

Ai theksoi se veprime të tilla përfaqësojnë standardin që duhet të mishërojë çdo efektiv policie dhe i inkurajoi të vijojnë të japin më të mirën në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related