Pamje të papërshtatshme në rrjet, vëlla e motër shtrohen në psikiatri

Data

Dy persona të njohur në rrjetet sociale, Genard Hajdini dhe motra e tij Sonida Hajdini, janë shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës, pas publikimit të një videoje shqetësuese në rrjetet sociale, ku shfaqeshin pamje të papërshtatshme të Sonidës.

Ngjarja u bë publike pasi videoja u shpërnda në Instagram nga vetë Genard Hajdini, çka solli reagim të menjëhershëm nga strukturat sociale, stafi mjekësor dhe policia. Pas verifikimeve në terren, u bë vlerësimi i gjendjes psikologjike të Sonida Hajdinit dhe më pas u vendos shtrimi i saj në spital për trajtim të specializuar.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve shëndetësore, gjatë intervistimit Sonida Hajdini është shprehur se videoja ishte publikuar me qëllim viraliteti dhe jo si akt dhune apo keqdashjeje. Megjithatë, për shkak të gjendjes së saj dhe rrethanave të ngjarjes, mjekët kanë rekomanduar monitorim të vazhdueshëm.

Videoja është fshirë menjëherë nga rrjetet sociale pas urdhrit të policisë. Po ashtu, bëhet me dije se vëlla e motër kishin qenë edhe dy javë më parë në spitalin e shëndetit mendor, ku kishin marrë trajtim mjekësor dhe ishin lënë në ndjekje ambulatore, me një kujdestare të caktuar nga familjarët.

Aktualisht, të dy ndodhen të shtruar për shërbim më të specializuar psikiatrik, ndërsa materialet për rastin janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme, për shkak të dyshimeve për shfrytëzim të një personi me aftësi ndryshe.

Institucionet e shërbimit social dhe strukturat përkatëse të bashkisë pritet të hartojnë një plan monitorimi dhe mbështetjeje për të dy personat, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related