Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mëngjesit të së premtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar, për shkak të detit të trazuar.Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmiresimin e kushteve atmosferike. Sipas të dhenave shpejtësia e erës në det te hapur është 18m/s, ndërsa dallgëzimi ka arritur nga 6 deri në 7 ballë në drejtim jug përëndim.
Referuar parashikimeve shpejtësia e eres pritet të bie rreth mesnates dhe në varesi të kushteve atmosferike do të vendoset dhe për lejimin e lundrimit detar.Ndërkohë si pasojë e motit te keq që ka përfshire rajonin e Lezhës prej ka patur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, kryesisht në fshatra. Operatori i Shprëndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se ka ngritur grupe pune dhe është në gjendje gadishmërie për riparimin e defekteve që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq.
