Edi Rama i dorëzon titullin “Doctor Honoris Causa” ekonomistit Ricardo Hausmann: Për ta takuar duhej të kaloja një “vetting” politik

Data

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare të akademisë, ligjit dhe artit, ku iu akordua ky titull edhe ekonomistit të njohur Ricardo Hausmann.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi kontributin e Hausmann në ekonomi dhe zhvillim, duke e cilësuar si një prej atyre ekonomistëve që “ndryshojnë botën përpara se ajo ta kuptojë”.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe takimin e parë me profesorin, duke përdorur një ton ironik për mënyrën sesi arriti të fitonte vëmendjen e tij.

“Kuptova diçka të rëndësishme: për të marrë vëmendjen e tij duhej fillimisht të fitoje zgjedhjet, që në retrospektivë mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut”, tha Rama.

Ai shtoi se Hausmann nuk erdhi në Shqipëri si një ekspert tipik që jep rekomandime nga distanca, por si një njeri që u përfshi drejtpërdrejt në realitetin shqiptar.

“Erdhi me çizme në terren. Vende si i yni kanë parë shumë ekspertë që kalojnë gjashtë orë në hotel dhe shkruajnë raporte të trasha që nuk i lexon askush”, u shpreh Rama.

Në ceremoninë e zhvilluar në Tirana, Rama theksoi gjithashtu se kryeqyteti shqiptar do të presë vitin e ardhshëm World Law Congress, duke e cilësuar këtë si një ngjarje me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe komunitetin ndërkombëtar të drejtësisë.

Ai tregoi se biseda e parë me Hausmann ishte zhvilluar në një rooftop në Tiranë, ku diskutuan mbi potencialin ekonomik dhe burimet zhvillimore të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related