Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës pas debatit dhe ofendimit ndaj Albana Vokshit

Data

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla nga aktivitetet parlamentare.

Kërkesa e opozitës erdhi pas debatit të ashpër në seancën e fundit plenare, ku Balla u përfshi në një përplasje verbale me deputeten demokrate Albana Vokshi. Gjatë debatit, ai iu drejtua asaj me një koment që u konsiderua ofendues, duke deklaruar se “e ka numrin 0900”.

Partia Demokratike kishte kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi për një periudhë prej 60 ditësh, duke e cilësuar deklaratën e tij si fyerje dhe sjellje të papranueshme në sallën e Parlamentit.

Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist.

Ndërkohë, tensionet dhe përplasjet në sallën e Parlamentit kanë sjellë reagime edhe nga shumica. Partia Socialiste ka propozuar miratimin e një rezolute në Kuvend për të dënuar gjuhën fyese dhe degradimin e debatit politik gjatë seancave parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related