7 punëtor ndërtimi u arrestuan nga Policia në Kurbin, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje në dy objekte të një lokali, në zonën e mbrojtur në lagunën e Patokut.Gjithashtu u shpallën në kërkim pronaret e këtyre objekteve shtetasit F.F dhe N.F, ku policia vijon punen për kapjen e tyre.Materialet hetimore për përsonat e arrestuar dhe dy pronaret e shpallur në kërkim u referuan në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë, për veprat penale “Ndërtim i Paligjshem”.
Ndërkohë ky është rasti u dytë në harkun kohor të dy javave që konstatohen raste të ndërtimeve të paligjshme në zonen e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin, ndërsa policia bën me dije se sëbashku me strukturat e tjera ligjzbatuese do të vijojnë kontrollin e territorit për goditjen e kësaj veprimtarie.
