“Digjitalizimi i Rilindjes” me shifra marramendëse, si u kthye AKSHI në një grykëse tenderash pas 2018-ës, ja si…

Data

Digjitalizimi është shndërruar ndër vite në një prej sloganeve më të fuqishme politike të kryeministrit Rama, por pas fasadës teknologjike dhe propagandës qeveritare fshihet një realitet shumë më kompleks, një aparat tenderimi masiv, me ritme dhe shifra që vetëm sa kanë shkuar në rritje. Në qendër të këtij mekanizmi qëndron Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, e cila nga një strukturë e vogël teknike, është kthyer sot në një prej institucioneve më të fuqishme financiare në vend përsa i përket prokurimeve publike. Që prej vitit 2014, kur AKSHI mori rolin qendror në prokurimet e teknologjisë së informacionit për administratën shtetërore, vlerat e kontratave publike të tenderuara nga kjo agjenci kanë ndjekur një trajektore të qartë në rritje.

Nëse në fillim këto tenderime ishin modeste, me pak qindra milionë lekë në vit, gjithçka ndryshon pas vitit 2018, i cili shënon një bum të vërtetë: afro 6 miliardë lekë tenderime vetëm në atë vit, përfshirë projekte si fiskalizimi me vlerë gati 2 miliardë lekë. Rritja e tenderëve nuk ishte një rastësi e izoluar. Vit pas viti, volumi financiar i kontratave që AKSHI shpërndan ka ndjekur një spirale të vazhdueshme në ngjitje. Viti 2022 shënoi një tjetër rekord të frikshëm: vetëm në katër muajt e parë të vitit, AKSHI hapi tenderë në vlerën e rreth 18 milionë eurove, ndërsa në tremujorin e fundit të po atij viti shpalli edhe 27 milionë euro të tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related