Përleshje me thika mes shqiptarëve në Athinë, 3 të plagosur rëndë

Data

Dy grupe të rinjsh shqiptarë u përfshinë në përleshje të dhunshme në zonën e Kato Patisias në Athinë, duke lënë tre persona të plagosur rëndë me thikë në gjoks dhe 26 të arrestuar nga policia greke.

Sipas mediave greke, përplasjet ndodhën në dy episode të ndryshme, ndërsa autorët ishin të armatosur me thika, shkopinj dhe leva hekuri. Tre të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë, pasi plagët janë pranë zemrës.

Fillimisht u raportua se konflikti nisi për motive personale, por hetimet kanë ngritur dyshime se pas sherrit mund të fshihet kontrolli i trafikut të drogës. Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi kanabis, kokainë, metamfetaminë, si dhe armë të ftohta dhe peshore elektronike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related