Kushtetuesja vendos afat për palët në çështjen Veliaj

Data

Gjykata Kushtetuese u ka kërkuar SPAK-ut dhe avokatëve të Erjon Veliajt që deri më 27 shkurt të dorëzojnë parashtrimet e tyre në lidhje me kërkesën e kryebashkiakut për shpalljen si antikushtetuese të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Sipas raportimeve, njoftimi është dërguar me shkrim, ndërsa javën e kaluar Gjykata vendosi ta kalojë çështjen në seancë plenare, duke e futur procesin në një fazë të re shqyrtimi.

Ndërkohë, Veliaj dhe 29 persona të tjerë kanë kaluar në gjykim themeli pas përfundimit të seancës paraprake që zgjati rreth katër muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related