Alimehmeti: T’i hiqet urgjentisht imuniteti Ballukut, qeveria të bjerë me votë

Data

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, deklaroi se qeveria duhet të largohet përmes votës dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke theksuar se protesta në vendet e BE-së nuk rrëzon qeveri pa proces elektoral.

Ai kërkoi që Parlamentit t’i hiqet sa më parë imuniteti Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK, duke shtuar se mazhoranca duhet të tregojë integritet institucional. Sipas tij, qeveria ka humbur legjitimitetin dhe vendi ka nevojë për institucione funksionale dhe zgjedhje të garantuara.

Alimehmeti u shpreh se protestat e opozitës po përshkallëzohen dhe do të kenë vazhdimësi, ndërsa pranoi se në përplasjet e fundit pati të lënduar si nga radhët e qytetarëve, ashtu edhe të policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related