SPAK raporton në Bruksel për luftën kundër korrupsionit dhe dosjet e nivelit të lartë

Data

Në Bruksel është zhvilluar mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një forum i rëndësishëm i dialogut mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit.

Në takim mori pjesë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i cili raportoi mbi ecurinë e hetimeve dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbledhja u drejtua nga zëvendësministri i Drejtësisë dhe negociatori për kapitullin 23, Tedi Dobi.

Kapitujt 23 dhe 24 të negociatave me Bashkimin Europian, që lidhen me drejtësinë dhe sigurinë, konsiderohen ndër më të rëndësishmit në procesin e anëtarësimit, pasi janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen.

Gjatë raportimit u diskutua edhe mbi hetimet që lidhen me korrupsionin në nivele të larta dhe pritshmëritë e Bashkimit Europian për rezultate konkrete në këto çështje.

Sipas informacioneve nga takimi, përfaqësuesit europianë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi dhe të hetimeve të pavarura, duke kërkuar që çështjet e rëndësishme të trajtohen pa ndikime politike.

Ndër dosjet që pritet të ndiqen me vëmendje përmenden hetime që lidhen me korrupsionin në nivele të larta, përgjimet ndërkombëtare të njohura si “Sky ECC”, si dhe disa çështje të tjera që kanë qenë në fokus të institucioneve të drejtësisë.

Bashkimi Europian ka theksuar se progresi në kapitujt 23 dhe 24 do të vlerësohet mbi bazën e rezultateve konkrete në hetime dhe vendimeve gjyqësore, të cilat konsiderohen thelbësore për ecurinë e negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related