Për të dytin vit radhazi bizneset e banorët e Tiranës do të paguajnë më shumë për taksën e arsimit

Data

Bashkia e Tiranës parashikon të arkëtojë të ardhura nga kjo taksë për 2025 në vlerën e 805 mln lekëve apo rreth 8,6 mln euro. Arkëtimet për vitin e ardhshëm llogariten të jenë rreth 11% më shumë se mesatarja e të ardhurave të arkëtuara në 7 vitet e fundit, periudha 2018-2024.

Të dhënat bëhen publike në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2025 të Bashkisë së Tiranës.

Në relacion parashikohet se arkëtimet për taksën e infrastrukturës arsimore do të rriten për kategorinë e familjarëve, në realizmin e pritshëm të 2024-s, por edhe vitin e ardhshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të referencës, mbi të cilën llogaritet kjo taksë.

“Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore ka një realizueshmëri të kënaqshme që nga koha e hyrjes në fuqi, në vitin 2016, si për kategorinë biznese edhe për kategorinë familjarë. Në fillim të vitit 2023 arkëtimet nga kjo taksë u reduktuan nga miratimi i kësaj takse për një periudhe të re 3 vjeçare dhe limitimi i vlerës së saj në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related