Ish deputeti dhe ish ministri Genc Pollo ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook mbi negociatat e BE me Shqipërinë.
Gjatë reagimit në rrjetet sociale, Pollo shkruan se me rëndësi mbetet grup-kapitulli që trajton shtetin ligjor.
“BE çeli sot negociatat me Shqipërinë mbi kapitujt: politika e jashtëme, e sigurisë dhe e mbrojtes. Shqipëria ka qenë pothuaj 100% e linjëzuar me këto politika të BE që nga viti 1992, kur fitorja e PD shënoi fundin e regjimit komunist.
Ky qendrim u bë konsensual në gjysmën e dytë të v90 kur PS braktisi bagazhin anti-europian (dhe anti-amerikan) të bartur nga Partia e Punës.
Për këto arsye kapitujt e çelur sot janë më të kollajshëm për Shqipërinë. Megjithatë lajmi i sotëm është pozitiv edhe pse jo shumë esencial. Me shumë rëndësi mbetet grup-kapitulli “Themeloret” që trajton shtetin ligjor, demokracinë etj.
