“Dorëheqja është zgjidhja politike”/ Andi Tela për çështjen Balluku dhe mesazhin e delegacionit të PE në Tiranë

Data

Gazetari Andi Tela ka komentuar vizitën në Tiranë të delegacionit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, të kryesuar nga David McAllister, si dhe zhvillimet e fundit politike që lidhen me çështjen “Balluku”.

Sipas Telës, edhe pse fokusi kryesor i delegacionit ishte raporti i zgjedhjeve të 11 majit dhe gjetjet e OSBE/ODIHR, situata e krijuar me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale u kthyen në një temë qendrore të diskutimeve.

Ai theksoi se përfaqësuesit e Parlamentit Europian e kanë të pamendueshme që në një vend kandidat për në BE të diskutohet nëse mazhoranca duhet apo jo të lejojë heqjen e imunitetit të një zyrtari të lartë.

“Për ta, kjo gjë nuk mendohet fare. Standardi është i qartë,” u shpreh Tela, duke nënvizuar se mesazhi i McAllister ishte i artikuluar në mënyrë diplomatike, por thelbësor.

Sipas gazetarit, kur flitet për “zgjidhje politike”, nënkuptohet dorëheqja ose shkarkimi i zyrtares nga ana e kryeministrit, si një mënyrë për të shmangur përplasjen institucionale dhe për të ruajtur standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Tela theksoi gjithashtu se çdo ndryshim në Kodin e Procedurës Penale do të duhet të justifikohet si i përafruar me legjislacionin e BE-së, çka sipas tij do të jetë nën vëzhgim të rreptë nga Brukseli.

Në përfundim, ai la të kuptohet se zhvillimet e ardhshme politike, përfshirë seancat dhe votimet e parashikuara në Kuvend, mund të sjellin një zgjidhje të shpejtë për çështjen në fjalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related