PD-PL bashkë në zgjedhjet e 11 majit? Deputetja e Partisë së Lirisë: Pas burgosjes së Metës…

Data

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka theksuar se Partia e Lirisë është në një koalicion opozitar me Partinë Demokratike prej disa muajsh. Ajo deklaroi se kjo periudhë është shoqëruar me një organizim intensiv nga partia e saj, duke përfshirë takime të shpeshta në rrethe dhe njësitë administrative të Tiranës.

Xhixho e quajti burgosjen e presidentit të Partisë së Lirisë një akt me motive politike dhe elektorale, duke theksuar se kjo situatë e vështirë është kthyer në një forcë mobilizuese për partinë. Ajo nënvizoi rëndësinë e qarqeve si Tirana, Fier, Shkodër, Kukës dhe Skrapar për përgatitjet e garës elektorale dhe shtoi se PL ka miratuar që në prill një program politik me pesë prioritete, të cilin po e diskutojnë vazhdimisht me qytetarët.

Sipas saj, ky bashkëpunim opozitar me PD është një front i rëndësishëm në përballjen politike, duke treguar përkushtim në organizim dhe angazhim për të fituar mbështetjen e qytetarëve.

Pas izolimit politik të presidentit të PL-së, dhe të një burgosje për arsye elektorale dhe politike që po i bëhet sot presidentit të PL, padyshim që këtë burgosje politike PL e ka kthyer në forcë. Jemi në organizim të plotë, qoftë lidershipi i partisë së Lirisë por edhe organizatat bazë. Kemi pasur takime vitin e kaluar qoftë nëpër rrethe. Në Fier, në Shkodër, Në Kukës, në Skrapar dhe kemi vijuar gjithashtu me një tur takimesh të përditshme në të gjithë njësitë e Tiranës sepse padyshim Tirana është një ngë qarqet më të rëndësishme për garën elektorale. Kemi qenë partia e parë politike që ka miratuar që prej konventës së 27 prillit një program të qartë me 5 prioritete të cilën në po e diskutojmë në çdo takim me qytetarët. Padyshim që ne jemi në një koalicion, në një front opozitar me PD prej muajsh tashmë.’, tha Xhixho.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related