“Nesër shpërthen reagimi qytetar!” – Bardhi nga Njësia nr. 1: Të bashkuar kundër qeverisë së korruptuar, Ballukut dhe Agasit

Data

Një ditë përpara protestës kombëtare të 22 dhjetorit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka intensifikuar takimet me qytetarët në Tiranë, duke përcjellë mesazhin e mobilizimit dhe përballjes direkte me qeverinë.

Gjatë një takimi me mbështetësit në Njësinë nr. 1 të kryeqytetit, Bardhi bëri thirrje për bashkim masiv kundër asaj që ai e cilësoi si një qeveri të zhytur në korrupsion, duke përmendur drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, zv/kryeministren Belinda Balluku dhe biznesmenin Ergys Agasi.

Sipas Bardhit, pengimi i drejtësisë nga ana e qeverisë është një përpjekje e dëshpëruar për të fituar kohë dhe për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.

“Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar. Duke penguar drejtësinë, Edi Rama mendon se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij. Gabon rëndë. Qytetarët do të ngrihen dhe do t’i japin përgjigjen e merituar,” u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se protesta e nesërme nuk është thjesht një reagim politik, por një revoltë qytetare kundër kapjes së shtetit dhe mbrojtjes së korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.

Bardhi u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të jenë të gjithë së bashku nesër, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar këtë protestë si një pikë kthese.

“Nga Njësia 1 e Tiranës, demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Duke nisur nga kjo e hënë, qeveria do të marrë përgjigjen e merituar,” përfundoi ai.

Mesazhi i Bardhit ishte i qartë: nesër nuk është thjesht një protestë, por një sinjal i fortë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related