‘Duhej të vepronim tani’, Netanyahu për sulmet në Iran: Po ndërtonin objekte të reja bërthamore

Data

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendimi për të ndërmarrë sulme ndaj Iranit ishte i domosdoshëm dhe i menjëhershëm, pasi sipas tij Teherani kishte nisur ndërtimin e objekteve të reja bërthamore.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha se pas goditjes së objekteve bërthamore dhe programit të raketave balistike të Iranit, autoritetet iraniane filluan të ndërtonin struktura të reja, përfshirë bunkerë nëntokësorë.

Sipas tij, këto objekte do ta bënin programin e raketave balistike dhe atë të bombës atomike të paprekshëm nga ndërhyrjet brenda pak muajsh.

“Arsyeja pse duhej të vepronim tani është sepse, pasi goditëm objektet e tyre bërthamore dhe programin e tyre të raketave balistike, ata filluan të ndërtonin objekte të reja… bunkerë nëntokësorë që do ta bënin programin e tyre imun ndaj ndërhyrjes brenda disa muajsh,” u shpreh Netanyahu.

Ai theksoi se nëse Izraeli nuk do të vepronte në këtë moment, mundësia për të ndërhyrë në të ardhmen do të ishte shumë më e kufizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related