PD në lëvizje/ Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën e 24 janarit, ja çfarë po përgatit opozita

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin, në kuadër të përgatitjeve për protestën kombëtare të paralajmëruar më 24 janar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi vitin 2026 si “vitin e sfidës më të madhe dhe përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë”, duke theksuar se opozita është e vendosur të përballet me atë që ai e quan qeverisje autokratike të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Partia Demokratike ka arritur të denoncojë brenda dhe jashtë vendit situatën politike në Shqipëri, duke e përshkruar qeverinë aktuale si një sistem të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ai akuzoi mazhorancën se kontrollon shumicën dërrmuese të mediave dhe përdor propagandën për të mbuluar aferat dhe skandalet.

Berisha u shpreh se opozita ka siguruar mbështetje dhe reagime ndërkombëtare, duke përmendur rezoluta të miratuara nga forca politike në Europë dhe SHBA, të cilat sipas tij dëshmojnë për degradimin e demokracisë dhe përqendrimin e pushtetit në Shqipëri.

Takimi me kryetarët e degëve u fokusua në mobilizimin e strukturave të partisë dhe organizimin e protestës së 24 janarit, e cila pritet të shërbejë si një aksion i gjerë opozitar kundër qeverisë. Berisha theksoi se protesta do të jetë paqësore, por e vendosur, duke kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat e PD-së në mbarë vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related