Një konflikt mes disa të rinjve në Tropojë ka degjeneruar në dhunë fizike, pas përplasjeve të përsëritura mes tyre.
Sipas policisë, dy grupe të rinjsh kanë pasur konflikte të vazhdueshme, duke akuzuar njëri-tjetrin për përndjekje. Situata ka dalë jashtë kontrollit kur debati verbal është kthyer në sherr fizik.
Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për tre shtetas:
• B. M., 33 vjeç
• Sh. O., 31 vjeç
• F. Rr., 25 vjeç
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se B. M. dhe Sh. O. kanë përndjekur shtetasin F. Rr., ndërsa ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërit prej tyre, me pretendimin se po përndiqej.
Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
