Mojtaba Khamenei i mbijetoi sulmit që vrau Ali Khamenei: detaje nga momentet e fundit para bombardimit dhe misteri mbi gjendjen e tij

Data

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me sulmin që i mori jetën Ali Khamenei, ndërsa djali i tij, Mojtaba Khamenei, raportohet se i ka shpëtuar për pak vdekjes.

Sipas deklaratave të zyrtarit iranian Mohsen Qomi për mediat shtetërore, Mojtaba ndodhej në të njëjtën ndërtesë që u godit gjatë sulmit. Megjithatë, pak minuta para bombardimit, ai ishte larguar drejt oborrit, çka i shpëtoi jetën.

“Disa minuta më parë, rastësisht ose me vullnet hyjnor, ai kishte dalë jashtë ndërtesës”, u shpreh Qomi, duke sugjeruar se largimi i tij ndodhi në momentin vendimtar.

Ndërkohë, raportet e fundit në media kanë ngritur dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Mojtaba Khamenei, duke pretenduar se ai mund të jetë plagosur rëndë dhe ka vështirësi në komunikim. Këto pretendime janë mohuar nga zyrtarët iranianë, të cilët insistojnë se ai është “plotësisht i shëndetshëm” dhe vijon të ushtrojë funksionet e tij.

Pavarësisht deklaratave zyrtare, mungesa e tij në publik që prej emërimit si udhëheqës i ri suprem i Iran ka shtuar misterin dhe spekulimet mbi situatën reale.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ku zhvillimet politike dhe ushtarake në Iran po ndiqen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related