PD i fiton zgjedhjet, si Ofertë besimi…

Data

Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në diçka më tepër se gjashtë muaj. Pak ditë më parë kreu i PD, lideri i opozitës, Sali Berisha, përcolli një mesazh të qartë për strukturat. Përballuni kudo me mazhorancën. Në debate e emisione, rrjete sociale, mos mungoni kundër socialistëve. Shmangni opozitën e opozitës. Me të drejtë duke mos ngjizur lëndë të re krize të brendshme.

Aksioni dhe interesat politike brenda PD, duhet të kenë kryeprioritet lirimin e Berishës. Askush veç tij në opozitë aktualisht, nuk ka këllqe të liderit të përballet me Edi Ramën. Veshja e bluzeje free Berisha në protesta apo ekrane nuk mjafton si shenjë devotshmërie. As si tregues se me kaq janë aksionerët e listës së sigurtë.

Ka sevdallinj të sheqerosur pranë Doktorit që besojnë se janë ata “Doktorë”. Komedi mendore e importuar. Këtu në harkun opozitar kanë hise edhe flirtet me pushtetin e Edi Ramës. Mbase ngaqë ai njeh edhe sekretet e tyre. Dhe nuk është vetëm ai. Ai i sajdis me majmëri ekonomie. Me garanci mostrazimi nga SPAK-u. Me lënie në harresë çështjeve të vjetra.

Me premtime pushteti se nuk do të dalin historitë e Sky-Enchochat nëse shfaqen emra opozitarësh. Pavarësisht se francezët, belgët, hollandezët, mendojnë, besojnë e veprojnë krejtësisht ndryshe. Ka qëlluar “ters” se nuk marrin as para në këmbim të mbylljes së ndonjë fashikulli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related