‘Balluku, simbol i korrupsionit dhe arrogancës’, Bardhi: Ka pushtuar si bandë Qarkun e Fierit me vartësit e saj

Data

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, gjatë një takimi në Lushnjë për prezantimin e kandidatëve për deputetë, ka sulmuar Belinda Ballukun, drejtuesen politike të PS-së për Fierin, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe arrogancë të pushtetit. Bardhi e ka cilësuar Ballukun si “simbolin më domethënës të korrupsionit” dhe një person që është “i fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjeçar”.

Në fjalën e tij, Bardhi ka theksuar se PS ka abuzuar me pushtetin dhe se Balluku ka përdorur paratë e pista për të blere dinjitetin e qytetarëve të Fierit. Ai ka folur gjithashtu për krimin e organizuar, duke akuzuar Ballukun dhe të afërmit e saj për lidhje me figura kriminale, përfshirë Laureta Omerin, të cilën e ka përshkruar si një grua të lidhur ngushtësisht me krimin dhe që përdor presion dhe para të pista për të nënshtruar qytetarët

Bardhi i bëri thirrje qytetarëve të Fierit që të mos nënshtrohen ndaj presionit të pushtetit, dhe i kërkoi atyre të votojnë për alternativën e PD-së, duke i siguruar se ekipi i PD është shumë më i ndershëm dhe është si “nata me ditën” krahasuar me PS-në. Ai theksoi se krimi dhe korrupsioni që janë pjesë e qeverisjes së PS-së do të mbarojnë dhe ekipi i PS-së do të shkojë “prapa hekurave”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related