Marrëveshja Rama-Meloni, Apeli i Romës vendos që 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali

Data

Për herë të tretë Gjykata e Apelit në Romë ka vendosur që emigrantët e paligjshëm në kampin në Gjadër, të kthehen në Itali. Vendimi, i cili detyron dërgimin në Itali të 43 emigrantëve që ndodhet aktualisht në Lezhë, u mor gjatë mbrëmjes së premtes (31 janar 2025). Kështu, të gjithë 43 migranët që u sollën në Shqipëri do të kthehen sot (1 shkurt 2025) në Itali. Në aktvendimin e gjykatës theksohet se procesi gjyqësor duhet të pezullohet derisa të vendosë Gjykata e Drejtësisë së BE. Për shkak të kësaj pezullimi, nuk mund të respektohet afati 48-orësh për konfirmimin e ndalimit, ndaj të ndaluarit duhet të lirohen, siç ka vendosur më parë edhe Gjykata Kushtetuese në raste të ngjashme. Në qendrën e Gjaderit ndodheshin 43 migrantë, pasi 6 të tjerë ishin transferuar më parë në Itali për shkak se ishin të mitur ose në gjendje të cenueshme.

Seancat për konfirmimin e ndalimit nisën mëngjesin e djeshëm me pjesëmarrjen e azilkërkuesve përmes videokonferencës dhe me praninë e gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit e Romës. Dy ditë më parë, Komisioni Territorial për Shqyrtimin e Kërkesave për Mbrojtje Ndërkombëtare kishte refuzuar të gjitha kërkesat e azilit, duke i konsideruar ato “qartësisht të pabazuara”. Migrantët tani kanë vetëm 7 ditë për të apeluar këtë vendim, afat i cili, sipas Shoqatës për Studime Ligjore mbi Imigracionin (ASGI), e bën praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës për mbrojtje ligjore, në kundërshtim me Kushtetutën Italiane, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe direktivat e BE-së. Ky është rasti i 3-të që Gjykatat në Itali rrëzojnë nismën e Qeverisë Meloni që refugjatët që kapen në Lampedusa të transferohen në Shqipëri, ku në bazë të marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve u ngritën edhe qendrat e pritjes, një në Shëngjin dhe tjetra në Gjadër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related