Pas alarmit të SHBA për kërcënim nga Irani, Antiterrori rrit masat e sigurisë në Shqipëri, shtohet prania e forcave në terren dhe monitorimi i objekteve sensitive

Data

Pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin, strukturat e Antiterrorit në Shqipëri kanë rritur nivelin e gatishmërisë dhe kanë intensifikuar masat e sigurisë në terren.

Burime nga institucionet bëjnë me dije se janë zhvilluar takime koordinuese me përfaqësues të ambasadave amerikane dhe izraelite, me qëllim vlerësimin e situatës dhe përgatitjen për çdo skenar të mundshëm.

Edhe pse një plan masash ekzistonte më herët, pas këtij paralajmërimi është shtuar ndjeshëm monitorimi dhe analiza e elementëve të rrezikut, veçanërisht në zonat me ndjeshmëri të lartë.

Në fokus janë objektet diplomatike, përfshirë ambasadat, si dhe kampi i muxhahedinëve në Manëz. Gjithashtu, vëmendje e shtuar po i kushtohet hapësirave publike si sheshet, qendrat tregtare dhe zonat me frekuentim të lartë.

Në kuadër të këtyre masave, pritet shtim i pranisë së forcave policore në terren, ndërsa pjesë e koordinimit është edhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), i cili po bashkëpunon me Antiterrorin për të garantuar sigurinë.

Autoritetet theksojnë se masat janë parandaluese dhe synojnë rritjen e vigjilencës, ndërsa situata po ndiqet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related