“Mjaft me mungesat”, Erion Braçe kërkon interpelancë urgjente me Andis Salla: Ministri i Bujqësisë duhet të japë llogari në Kuvend

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, duke kërkuar që ai të paraqitet në Kuvend për një interpelancë të vonuar.

Braçe u shpreh se prej më shumë se një muaji e gjysmë ka kërkuar një përballje parlamentare me ministrin për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore dhe ekonominë, por Salla nuk është paraqitur, duke u justifikuar fillimisht me angazhime në Bruksel dhe më pas në Kosovë.

“Ministri i Bujqësisë duhet të jetë këtu dhe t’i përgjigjet Kuvendit. Axhendën time nuk e bën dot një ministër,” deklaroi Braçe, duke shtuar se vonesat janë të pajustifikueshme.

Ai ngriti shqetësimin se çështjet ekonomike dhe të furnizimit me ushqime janë shumë të ndjeshme dhe kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi maksimale nga institucionet.

Sipas Braçes, mungesa e ministrit në një çështje të tillë përbën një problem serioz në raport me detyrimin për llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe Kuvendit.

Deputeti socialist theksoi se praktika të tilla nuk duhet të përsëriten, duke kërkuar që interpelanca të zhvillohet sa më parë dhe që ministri të japë përgjigje për situatën në sektorin e bujqësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related