Berisha merr në mbrotje Xhelal Mziun: Provokacion i ulët nga Blendi Klosi e militantë të PS

Data

Sali Berisha e ka cilësuar incidentin e ndodhur në Dibër pas një takimi elektoral, si një provokim nga ana e Drejtuesit Politik të PS, Blendi Klosi.

Për ngjarjen që policia e ka referuar në SPAK duke akuzuar Xhelal Mziun dhe nipin e tij për dhunë ndaj 33-vjeçarit Kalosh Murra, Berisha thotë se militantët socialistë dhe Klosi kanë provokuar ligjvënësin opozitar.

“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, tha Berisha.

Mziu dhe nipi i tij akuzohen për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” pasi dyshohet se kanë goditur Murrën, i cili është punonjës i Njësisë Administrative Ostren

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related