Ka nisur mbledhja e posaçme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në hapje të diskutimeve.
Rama theksoi se këtë herë do të jetë qeveria ajo që do të raportojë përpara grupit parlamentar, ndërsa ministrat do të trajtojnë çështjet specifike sipas sektorëve përkatës.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal te situata aktuale politike dhe institucionale, duke e cilësuar momentin si një “udhëkryq të ri” për vendin. Ai përmendi:
- Fitoren që e cilësoi historike për mazhorancën
- Çeljen e të gjithë grupkapitujve në procesin e negociatave me BE-në
- Zhvillimet që lidhen me reformën në drejtësi
- Sfidat për shtetbërjen demokratike dhe integrimin europian
“Së bashku duhet ta shohim këtë moment si një udhëkryq të ri”, u shpreh Rama, duke nënvizuar rëndësinë e vendimeve që pritet të merren në vijim.
